Ndërtohet oda e fshatit në Negroc

Banorët e lagjes Llokma në fshatin Negroc të Drenasit kanë bërë një gjest të mirë.
Ata tashmë kanë ndërtuar odën e fshatit për ta shfrytëzuar si për raste gëzimi, ngushëllimi e për mbledhje e takime të ndryshme, raporton DrenicaOnline.
Oda e cila kishte nisur të ndërtohet muaj më parë tashmë është e përfunduar.
Ajo ka nisur të përdoret nga banorët në këto ditë të ftohta dimri.
Banorët e kësaj lagjeje vitin e kaluar kishin marrë edhe iniciativë për të rrethuar varrezat dhe për t’i pastruar ato.
Gjesti i mirë i këtyre banorëve po përshëndetet edhe nga mysafirët e fshatit./DrenicaOnline/