I digjet shtëpia, familja nga Drenasi kërkon ndihmë

Shtëpia e familjes Ramadan Mehmeti është shkatërruar plotësisht si pasojë e një zjarri që ka kapluar atë.
Zjarri është shkaktuar nga një problem me energjinë elektrike shkruan Gazetablic.
Familja Ramadani që vjen nga fshati Godanc i Drenasit, sipas të afërmeve të tyre, jetojnë me social dhe tashmë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Të afërm të familjes Ramadani i kanë dërguar gazetës, fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku edhe shihet se si e tërë shtëpia u demolua nga zjarri.
Familja Ramadani ka 5 anëtarë dhe jetojnë nga sociali.
Ata kërkojnë ndihmë për tu strehuar diku në këto ditë të ftohta, ngase tashmë kanë mbetur pa shtëpi. Kushdo që shpreh vullnetin për ta ndihmuar këtë familje mund të kontaktoni në këtë numër: +377 44 839 519