Krasniqi: Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka theksuar dy thënie sa filozofike e po aq edhe emblematike të populli tonë.
Ai në një status të postuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se populli, e sidomos popujve që ju mungon arsimi, siç i ka munguar gjatë popullit tonë, në raste të tilla, pa shkrim e shkollë, popujt e mprehin kujtesën, të cilën e kanë si libër.
Kështu, sipas Krasniqit ishte edhe me popullin tonë i cili ka një filozofi me përmbajtje të thellë.
Ai tha se një faraon i vjetër i Egjiptit, kur ishte zbuluar shkrimi kishte pas thënë: “Auuu, qenka mbytur kujtesa”.
Në ketë rast Krasniqi ka theksuar dy thëniet sa filozofike e po aq edhe emblematike të populli tonë, siç janë:
1. “Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”!
Popullit tonë shpesh i është përsëritur kjo gjendje dhe në fund e ka përmbledhur në një fjali! Detyrimi për ta mbajtur në kujtesë e ka detyruar që ta ngjesh mirë e mirë në një fjali.
2. “Nuk me erdhi keq prej ujqve që mi shqyen delet, por pse qetë tanë u bashkuan me ta”!
Kur nuk ka kush me ta ruajtur torishtën, demi është hazër! Pësimi bie mbi delet e urta!