Kjo është deklarata e Zikirija Ramadanit, pasi u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes ndaj Ferizajt në Kupën e Kosovës në futboll.

Feronikeli fitoi 1:0 me golin e Kastriot Rexhës, duke kaluar në gjysmëfinale.

“Gjithsesi jam i lumtur për fitoren dhe kualifikimin. Jam shumë i lumtur me fitoren. Jam i lumtur që kemi dominuar. Gjithsesi kemi humbur edhe disa raste shënimi. Ndeshjet e para të stinorit nuk janë aspak të lehta. Futbollistët e mi kanë dhënë maksimumin dhe jam shumë i kënaqur”, është shprehur Ramadani për “Supersport”.

Ai foli edhe për garën për titull. “Jashtë grupit i kam lënë shtatë futbollistë, për shkak të konkurrencës. Kemi ekip shumë të mirë dhe të shëndosh brenda ekipit. Jam i bindur se të gjithë do të tregojnë veten. Së paku në fund të sezonit do të fitojmë një trofe”, theksoi Ramadani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë