Caktohet seancë e jashtëzakonshme lidhur me rastin e të miturës në Drenas

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e saj të radhës, ndonëse janë të rralla ato që mbahen të premteve.
Sipas njoftimit, kryeparlamentari do të mbledh kryetarët e grupeve parlamentare nga ora 10:00.
Partitë opozitare (VV, LDK dhe Alternativa), dje kanë njoftuar se kanë dorëzuar një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e të miturës në Drenas. Sipas kërkesës kjo seancë duhet të mbahet sot nga ora 12:00.