Ka përfunduar ndeshja miqësore e luajtur sot në Drenas në mes të Feronikelit dhe Drenices.
Në këtë takim më e suksesshme u tregua Drenica e cila triumfoj me rezultat 2 me 1.
Në fakt të parët në epërsi kaluan ‘Nikli’, me anë të Gavazajt, por Drenica u rikthye shpejt në lojë duke barazuar rezultatin me anë të penalltis, shenues ishte Dajaku.
Në pjesën e dytë, Drenica gjeti golin e epërsis me anë të libanezit, Nicholas Andrews, i cili është i huazuar te Drenica, pikërisht nga Feronikeli.