Vdekja e burrit në Podujevë, policia gjeti një pistoletë afër trupit të pajetë

Para tri ditësh, në Parkun e Qytetit në Podujevë, një 57-vjeçar u gjet pa shenja jete. Policia po i heton rrethanat e vdekjes, ndërkaq ka bërë të ditur se në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë

Mesditën e së martës, në Parkun e Qytetit në Podujevë u gjet i vdekur F.E., 57-vjeçar. Rrethanat e vdekjes ishin të panjohura.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se po hetohet vdekja e burrit nga Podujeva.

“Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Në afërsi të viktimës është gjetur edhe një pistoletë. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raport.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë