Nuk i njihet statusi i veteranit, akuzon komisionin

Enver Batiu thotë se Komision i Verifikimit të Prizrenit ka futur në listën e veteranëve persona që kurrë nuk qenë pjesë e UÇK-së
Dokumentet tregojnë se ai ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Madje, Enver Batiu, në bazë të këtyre dokumenteve, ishte nënkomandant për Moral dhe Prezantim dhe anëtar i Shtabit Lokal të Prizrenit.
E pas lufte ish-ushtari i Zonës Operative të Pashtrikut, ishte pjesë edhe e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.
Për gjithë këtë veprimtari, atij i është njohur vetëm statusi si veteran pjesëmarrës në luftë.
Një gjë e tillë nuk e ka kënaqur Batiun që priste të ishte veterannë –luftetar.
“Ne u kyqëm në sipas nevojës dhe kemi qenë pjesëtar të barabartë me të gjithë luftëtarët të kësaj brigade”.
Batiu thotë se Komisioni i Verifikimit të Statusit të Veteranit në Prizren, ka bërë shkelje në momentin kur nuk ia njohu kontributin si luftëtar.
E për këtë gjë, ai i shkroi letër edhe ish-komandantit të përgjithshëm të UCK-së, Agim Çekut.
Por nuk është se morri përgjigje.
Prandaj, Batiu ka akuza të rënda për komisionin lokal të Prizrenit, që u drejtua nga dikur bashkëluftëtarët e tij.
“Kanë bërë të themi krim ndaj caktimit të veteranëve. Këta caktuan veteran edhe njerëzit që nuk qenë kurrë pjesë e UÇK-së…”, ka treguar : Enver Batiu, veteran pjesëmarrës.
Ndërkaq në OVL dega në Prizren thonë se Batiut i është dhënë statusi në bazë të veprimtarisë së tij gjatë viteve të luftës.
“Profa i nderuar e ka statusin e veteranit të…”.
Por, Berisha nuk e përjashton faktin se mund të ketë pasur lëshime gjatë procesit të verifikimit.
“Ka mund të ketë lëshime…”.
Batiu ka ushtruar kallëzim penal ndaj ish-anëtarëve të komisionit verifikues të Prizrenit.
“Po e presim Gjykatën…”