Mirënjohje për mësuesin hero të Drenasit
Asamblesiti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori i shoqëruar edhe nga asambleistët Vehbi Berisha dhe Sokol Bylykbashi, i kanë dhuruar një mirënjohje për veprimin e guximshëm mësimdhënësit hero, Ramadan Ramaj.
Njoftimin e ka bërë të ditur Drenori përmes një postimi në Facebook.
“Vizitë përkrahëse mësimdhënësit HERO, Ramadan Ramaj për veprimet e guximshme në demaskimin e fallcifikimit në arsim në Drenas. Së bashku me kolegët e asamblese komunale, Vehbi Berisha dhe Sokol Bylykbashi në shenjë vlerësimit i dorëzuam një mirënjohje. Sot kjo çështje u debatu gjerë e gjatë edhe ne mbledhjen e kuvendit komunal.Lajmin e mirë në mbledhje e dha sot Kryetari Lladrovci, i cili e paralajmëroj lirimin së shpejti nga detyra e drejtorit të DKA-së, Sadik Tahiraj”, thuhet në postimin e tij.
Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook: https://www.facebook.com/drenicaonline/