Kryetari Lladrovci benë homazhe pranë lapidarit të tre dëshmorëve të lirisë

Në 29 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, familjarët e të rënëve, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në vendin e rënies së tyre dhe kanë venë kurora me lule.
Siç njofton Komuna e Drenasit, ladrovci vlerësoi lartë sakrificën e tre dëshmorëve të lirisë, të cilët me një grup të qytetarëve nga Drenasi, qysh herët kishin kundërshtuar lirinë e kufizuar nga forcat serbe dhe nuk ishin pajtuar me regjimet e ashpra të okupatorit.
Më 31 janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa” në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, forcat serbe vranë Enver e Shani Morinën dhe Sahit Shalën, ndërsa plagosën 27 protestues të tjerë.