Arian Krasniqi i reagon ashpër Milaim Zekës: Mendja e tij pjellë vetëm mbrapshtësi për këtë vend

Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë i ka reaguar deputetit Milaim Zeka i cili në një status të postuar në profilin e tij në Facebook kishte përmendur Jakup Krasniqin, kinse ai po e nxitka kryeministrin.
Sipas Krasniqit, mendja e Zekës pjellë vetëm mbrapshtësi për këtë vend.
“Në fakt energjia e tij është për t’u admiruar, se kohen e vet do duhej ta koncentronte në aktakuzën e ngritur ndaj tij për mashtrimin që u ka bërë qindra qytetarëve, të cilët e kanë parë si shpresë për jetë me të dinjitetshme larg vendit tonë, por ky shpresën e tyre vetëm e ushqej duke shëndrruar pa pikë mëshire në krejt përfitim material të vetin”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Statusi i Krasniqit i plotë:
Fitimtar eshte cdo kush qe rreshtohet me shtetesine dhe dinjitetin e popullit te vet. Ska si te jete ndryshe as vendimi i takses dhe konsistences ne kete vendim nga akteret politik. Kushdo qe e thote ndryshe pavaresisht presioneve nderkombetare, ai mbetet ne anen e kundert te vullnetit te popullit tone. Kete vendim te domosdoshem vendi yne e ka pase imediat per te mbrojtur subjektivitetin tone shteteror. Rrethanat e krijuara ishin e mbesin te njejta per nje vendim te tille, hapi mbrapa duhet te kete arritje te re per vendin, justifikimi cfare do qofte tjeter, mbetet vetem deshire per te qendruar ne pushtet pa kushte e rrjedhimisht pa shtet e dinjitet.
E kur nxitjeve per qendrueshmeri ndaj ketij vendimi i reagon Milaim Zeka, fundi mbetet i domosdoshem dhe po aq i nevojshem rreshtimi kunder mendimit te tij. Ai dhe mendja e tij pjelle vetem mbrapshtesi per kete vend. Ne fakt energjia e tij eshte per t’u admiruar, se kohen e vet do duhej ta koncentronte ne aktakuzen e ngritur ndaj tij per mashtrimin qe u ka bere qindra qytetareve, te cilet e kane pare si shprese per jete me te dinjitetshme larg vendit tone, por ky shpresen e tyre vetem e ushqej duke shendrruar pa pike meshire ne krejt perfitim material te vetin.
Poziten sa te mundesh shfrytezoje te thirresh si perfaqesues populli por morali dhe dinjiteti politik e njerezor te obligon te mos flasesh si i tille.
—————————————————————————————————————————————————–
Statusi i Zekës:
Pse po e nxite Jakupi kryeministrin?
Pyeteni akademik Nexhat Dacin per konflikt me amerikanet
Jakup Krasniqi i Nismes, permes nje shkrimi, ka deklaruar se me rrezimin e qeverise, “fiton Ramushi”!
E para nuk eshte aspak e vertete, e dyta, edhe po te ishte e vertete, kjo fitore nuk do te kishte aspak vlere.
Ashte e vertete qe sot ambasadori amerikan, bunduzheri Kosnet, sot, perpos qe ua ka perplasur deren lidereve politik te Kosoves, ne dalje ua ka dhene nje porosi: “O me ne, o kunder nesh”!!!
Po t ua kujtoj ngjarjen e 1 mars 2006. Akademik Nexhat Daci ishte ferkuar me diplomatin amerikan, Frank Wisner. Daci ndodhej ne vilen e tije ne Brezovice. Kryesia e LDK se e kishte shkarkuar nga te gjitha postet drejtuesr, pa e pyetur fare. Lajmin per shkarkim nuk po e besonte as vet Daci, por me vone e kuptoi qe ishte i vertete.
Ata qe po e nxisin Kryeministrin Haradinaj ne konflik me shtetin amerikan, e para nuk ja dojne te miren e Kosoves, e dyta e duan fundin politik te nje njeriu qe i duhet shume Kosoves ne keto momente dramatike…!!!