Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e parë për vitin 2019 e Kuvendit të Komunë së Drenasit, ku për diskutim ishin 7 pika për rend dite.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe të KFOR-it.
Më poshtë gjeni elaborimin e të gjitha pikave që kanë kaluar pas diskutimeve.
Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës 21.12.2018 ka kaluar.
Në pikën e dytë, është diskutuar Raporti Financiar për zhvillimin e Buxhetit janar-dhjetor 2018.
Pika e tretë, propozim vendimi për programin komunal tre vjeçar për banim për periudhën 2019-2021 ka kaluar me shumicë votash.
Pika e katërt, propozim vendimi për plotësim ndryshimin e Rregullores Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në Komunën e Drenasit ka kaluar me disa ndryshime.
Në pikën e pestë, janë diskutuar raportet e komiteteve konsultative për vitin 2018; raporti i Komitetit Konsultativ për Barazi Gjinore, raporti i Komitetit Konsultativ për Arsim, Rini, Kulturë dhe Sport dhe raporti i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Pika e gjashtë, propozim vendimi për përkrahjen-subvencionimin e KRM “Pastrimi” SH.A ka kaluar me shumicë votash.
Në pikën e shtatë, të ndryshime, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës janë diskutuar disa çështje ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunë mund ta përcjellni edhe përmes ueb faqes zyrtare të Komunës dhe kanalit YouTube.