Lladrovci me urim të veçantë në ditëlindjen e Jasharit: Nga thellësia e zemrës, gjithë të mirat e botës!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk ka harruar ta urojë një nga miqtë më të mirë, Bekim Jasharin për ditëlindje.

Lladrovci me një fotografi e uron të parin e Skenderajt me këto fjalë:

Për ditëlindjen tënde, dua me të urue nga thellësia e zemrës gjithë të mirat e kësaj bote.

Në rend të parë, uroj të jesh i lumtur. Lumturia është çelësi i jetës, punës dhe synimeve, për qytetarët që ta dhanë besimin, për familjen tënde të çmuar dhe neve, miqtë tu që të njohim për parimet, vlerat dhe mirësinë e pakufishme.

Urime Bekim ditëlindja, edhe 100 tjera të lumtura!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë