Në Drenas, edhe një deputet i opozitës i bashkohet PDK-së

Sot, radhëve të Grupit parlamentar të PDK-së, në Asamblenë komunale të Drenasit, iu bashkua deputeti Arigon Sinani, ish deputet i Nismës.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka uruar mirsësardhje deputetit opozitar.
“Ky lajm është i mirë për unitetin në Drenas, për ligjet dhe projektet që na presin gjatë vitit 2019. Arigoni së bashku me deputetët tjerë, do të japë kontributin e tij për mirëqenien e komunës tonë, duke e zhvilluar komunën pa dallim. Drenica dje ishe bastion i UÇK-së, sot dhe nesër, Drenica mbetet bastion i PDK-së!:”, ka shkruar Lladrovci ne profilin e tij ne facebook