Me para të shtetit organizojnë ahengje (DOKUMENT)
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “ Bifurkacioni” në Ferizaj ua kanë gjetur vendin parave të shtetit.
Ata kanë vendosur që të organizojnë ahengje në vlerën e 2 mijë e 600 eurove siç bëhet e ditur në tenderin e shpallur në faqen zyrtare të KRRPP-së, shkruan Indeksonline.
Për të zgjedhur kompaninë nuk duket se ka qenë e vështirë. Kjo pasi kompania e cila ka qenë e vetme edhe e ka fituar tenderin pa asnjë konkurrent.
“Agon Selimi” B.I”, është kompania e përzgjedhur për të kryer këto shërbime të punëtorëve të kësaj kompanie.
Data e dhënies së kontratës është bërë me 24 janar.