Afrona ka filluar të përgatisë gjithçka pëe martesën e saj në shtator.
Ajo do t’i japë fund beqarisë duke u martuar në shtator të këtij viti me këngëtarin e njohur, Blero Muharremi.
Çifti kanë treguar se dasma do të bëhet më 21 shtator, ndërsa para disa ditëve kanë filuar të mirren me detajet e ceremonisë, duke përzgjedhur një nga kompanitë që do të xhirojnë dasmën, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa tani Afrona ka treguar se ajo do të festojë natën e beqarisë me miket e saj më të mira në Greqi, më saktësisht në vendin e bukur të Mykonos.

S’mund të pres për festën time të beqarisë me vajzat e mia”, ka shkruar Afrona në InstaStory, ndërsa ka publikuar një fotografi të Mykonosit.