Policia: Gjendja në Kosovë është relativisht e qetë

Policia e Kosovës e ka cilësuar si ‘relativisht të qetë’ gjendjen aktuale në vend.

Sipas Afrim Ahmetit, drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës falë bashkëpunimit me institucionet tjera e sidomos me qytetarët policia po arrin të kryejë si duhet detyrat e saj.

‘Policia e cilëson gjendjen relativisht të qetë”, tha në Pressing me Leonard Kerqukin në T7, Ahmeti.

Thotë se shqetësuese së fundi janë bërë sidomos grabitjet e armatosura.

“Shumica e grabitsëve kanë të kaluar kriminale”, tha Ahmeti.

“Siguria nuk është detyrë vetëm e policisë por është detyrë primare”, tha ai.

Vetëm në 7 ditët e para të këtij vitit janë shënuar 7 raste të grabitjeve të armatosura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë