Lladrovci: Lavdi e përjetshme Gjeneral major Shaban Shala!

Kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së Gjeneralit Shaban Shala ka bërë homazhe pranë varrit të tij dukë vendosur lule

“Në përvjetorin e shtatë të kalimit në përjetësi të Gjeneral major Shaban Shala, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur lule, pranë varrit të tij në Velani”, ka thënë Lladrovci.

Jeta dhe vepra e tij, sipas Lladrovcit janë model i atdhetarit në shërbim të atdheut, kombit dhe njerëzimit, duke shërbyer i heshtur dhe me bindje për rrugën e përkushtimit dhe sakrificës.

“Lavdi e përjetshme Gjeneral major Shaban Shala!”, ka shkruar Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë