Lladrovci e përcjellë  Wieland, mikun dhe qytetarin e nderit të Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka përcjellë sot nga Aeroporti “Adem Jashari” mikun e tij dhe Qytetarin e Nderit të Drenasit, Rainer Wieland, që është zv/President i Parlamentit Evropian. Wieland ka qëndruar në Kosovë tri ditë ku ka zhvilluar takime të ndryshme./DrenicaOnline.

Ky është statusi i plotë i Lladrovcit:

Sot, e përcjella nga Aeroporti “Adem Jashari”, mikun tonë, Qytetarin e Nderit të Drenasit, z. Rainer Wieland, zv. President i Parlamentit Evropian.

Ardhja e tij, ishte realizim i premtimit të vjetshëm se do të vije me bashkëpunëtorë, për disa fusha të interesimit tonë të përbashkët, arsim, bujqësi dhe investime.

Me z. Wieland, kemi diskutuar shumë prej çështjeve që i kemi ngritë si prioritet për komunën tonë në vitin e kaluar. Takimet me vlerë i zhvilluam jo vetëm në Asamblenë komunale por edhe me drejtorët e drejtorive duke diskutuar për kahet e zhvillimit të komunës tonë.

Presim që në Drenas të zbatojmë projekte dhe iniciativa të bashkëpunimit të qëndrueshëm me komuna të Baden-Wyrtembergut, me interes të përbashkët. Faleminderit z. Wieland!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë