Rrahja masive në Kijevë, flasin profesorët e shkollës “Lasgush Poradeci” (VIDEO)

Pas publikimit të lajmit në portalin INFOKUSI për rrahjen masive shkollës së mesme “Lasgush Poradeci” në Kjevë, profesor të kësaj shkolle kanë thirrur në redaksinë e portalit Infokusi.com dhe kanë treguar se rrahja nuk ka ndodhur brenda oborrit të shkollës.

Ata kanë sqaruar se ngjarja ka ndodhur afër hyrjes kryesore të oborrit të shkollës.

Po ashtu profesorët kanë sqaruar se shumica e atyre që ishin të përfshirë në rrahje nuk janë nxënës të shkollës “Lasgush Poradeci”, por stafi i shkollës është duke u interesuar për këtë rast dhe do të vërtetohet nëse ka pasur nxënës të shkollës që janë përfshirë në këtë rrahje./INFOKUSI.COM/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë