Arian Krasniqi: Shitblerja e asamblistëve në vendin tonë është bërë trend

Anëtari i degës së kryesisë së Nismas Socialdemokrate në Drenas, Arian Krasniqi ka reaguar pas largimit të Nexhmedin Bala nga Nisma. Sipas Krasniqit, që është edhe këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, shitblerja e asamblistëve në vendin tonë është bërë trend.

“Trendin e kanë krijuar pazaret e lehta me ta. Me një a dy vende pune, pak mbështetje financiare në aktivitetet e tyre që ushtrojnë dhe lehtësisht arrihet marrëveshja. Fatkeqësia është se disa nga ta shiten intelektual, e intelektualizmi i tyre sado të jetë i lartë, e devalvon atë kur në pazar futen me njerëz si Dr.Ramiz Lladrovcin”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se asgjë nuk është e papritur e aspak risi për shtegtar politik, rrugëtojne atje ku synojnë materializimin prej puthadoreshi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë