Nënkryetari Sylaj përgëzon QPDG për punën njëvjeqare

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj, mori pjesë në prezantimin e raportit vjetor të punës së Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
Drejtoresha e QPDG, Kadire Tahiraj së bashku me stafin e saj, Shpetim Seferi, Eronita Brahimi, Jetmira Morina dhe Naime Halilaj bënë prezantimin e punës, aktivitetet dhe sukseset e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas për vitin 2018.
Në takim ishin të pranishëm: Bashkëshortja e Kryetarit Lladrovci, njëherit edhe aktiviste e cila loboi për të drejtat e grave, Znj. Shemsije Lladrovci, Drejtoresha KRCT, Feride Rushiti, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Ilmi Dobra, përfaqësues të FSK-së, Asambleistë, përfaqësues nga organizatat joqeveritare, përfaqësues nga QKMF në Drenas dhe përfaqësues nga KFOR, LMT K9.
Gjatë fjalimit të tij Nënkryetari Sylaj tha: “ Ju përgëzoj për punën e juaj në përkujdesjen për këtë kategori të grave, që si rezultat i kësaj pune zonja Kadire Tahiraj, gjatë këtij viti ka arritur që të jetë e pranishme në disa takime të rëndësishme në disa shtete të Evropës. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ku përherë ka qenë pranë shoqatës suaj si me ndihmë ashtu edhe në vizita. Me gjithë ndihmën që ka dhënë Komuna jonë për ju, ne mendojmë se ende ka vend për ndihma në vazhdim në mënyrë që duke u përkujdesur për gratë që përjetuan dhunë seksuale në luftë, bota njoftohet se çfarë plage e rëndë ka mbetur në Kosovë si pasojë e regjimit barbar të Millosheviqit. Duke njohur gjendjen e këtyre grave, ne ndihmojmë që askund në botë të mos këtë përjetime të tilla që lënë plagë të hapura ndër breza”.
Nenkryetari Sylaj, falenderoj për Mirënjohjen për Kryetarin Lladrovci që iu dha sot nga QPDK-ja, si falenderim pë ndihmën e dhënë, duke iu thënë se edhe vitin e kaluar më keni befasuar me raportin tuaj, me gjithë ato punë dhe suksese të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Gjithashtu iu uron suksese dhe një vit të mbarë edhe gjatë viti 2019.
Përndryshe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas u themelua më 14.02.2013, si një organizatë joqeveritare, jo profitabile. Që nga viti i themelimit ka implementuar shumë projekte dedikuar të drejtave të grave në fusha të ndryshme, si në fushën e shëndetësisë, arsimit, identifikimin e personave të cilët përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, avokim dhe fuqizim përmes aftësimeve profesionale, kurseve të ndryshme në rrobaqepësi, thurje të tepihëve, thurje të telit, takimeve për të drejtat në pronë, lobim për barazi gjinore etj.