Vrasje në Prizren

Të enjten, në orën 18:03 është gjetur një burrë pa shenja jete në fshatin Kuzhnin-Has të Prizrenit.

Viktima është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

 


DETAJE

Të enjten, në orën 18:03, është gjetur një burrë pa shenja jete në fshatin Kuzhnin në Has të Prizrenit.

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rasti është cilësuar si vrasje nga Policia për shkak se mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagës të shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit për Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe tani është duke u punuar në zbardhjen e rastit. Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar për këtë vrasje”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë