Për shkak të një gabimi teknik, Gani Geci e ndërron mbiemrin në Facebook

Mëngjesin e sotëm policia ka zhvilluar një operacion ku janë bastisur disa lokacione, ndër to edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.
Por, gjatë raportimit është lëshuar një gabim teknik që ka zgjatur pak sekonda, kjo i ka mjaftuar Gani Gecit që t’a fotografojë dhe publikojë në profilin e tij në Facebook.
Lajmi i publikuar kishte titullin: Policia konformon bastisjen në shtëpinë e Gani Gecit.
Emri, Gani u zëvendesua mënjeherë me emrin Sabit, mirëpo për këtë gabim teknik Gani Geci ka vendosur ta ndërrojë mbiemrin në Facebook, duke e bërë Bajraktari.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Të nderuar qytetarë,
për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.
Sabit Geci ështe ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i cili ose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar, ka maltretuar ose edhe ka vrarë Shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet Gjykatës Speciale ti vërtetoj këto.
Llaushë
Me respekt,
GANI BAJRAKTARI