Lladrovci viziton banorët e Tërstenikut

Mbrëmë, me bashkëpunëtorë, qëndrova në lagjen Kukaj të Tërstenikut, lagja e radhës për bashkëbisedim me qytetarët. Pasi fola për punën e deritashme, në komunë, trajtova çështjet e ngritura nga qytetarët.
Kërkesat më të rëndësishme që u paraqitën në takim, ishin që trafoja e rrymës të zëvendësohet apo riparohet sepse rryma është tejet e dobët dhe kanalizimi i papërfunduar.
Qytetarët e kësaj lagjeje, përkundër acarit, erdhën dhe diskutuan duke theksuar se përkrahin disiplinën dhe rregullin në komunë, se hera e parë kanë parë rrugët e veta të pastruara nga bora.
Po ashtu, u shprehen të bindur se edhe kërkesat e tyre do të realizohen. Ju thashë se së bashku, të gjitha mund t’i arrijmë.