Grevë në QKUK, mjekët paralajmërojnë masa nëse nuk iu plotësohen kërkesat

Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot kanë filluar grevën nga ora 7:00, cila do të zgjasë 24 orë.

Ata po kërkojnë ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimin e kushteve si dhe implementimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë, Xhemal Selmani, ka thënë për Klan Kosovën se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre do të marrin masa edhe më të rrepta.

“Të enjten do të mbajmë një mbledhje dhe nëse nuk na përmbushën kërkesat do të hyjnë në grevë të gjithë punëtorët shëndetësorë në mbarë Kosovën”, ka thënë Selmani.

Gjatë kohës sa do të zgjasë greva do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë