Naser Ramaj mbledh udhëheqësit e klubeve të Feronikelit!

Presidenti i klubeve të Feronikelit, Naser Ramaj, sot ka mbajtur takimin përmbyllës të këtij viti.
Ramaj ka uruar për sukseset e arritura brenda këtij viti, por vitin tjetër kërkon përkushtim më të madh për ti përmbushur synimet më të gjitha klubet.
Statuti i plotë i klubit:
Kryesia dhe udhëheqësit e të gjitha klubeve të Feronikelit, kanë mbajtur së bashku një takim përmbyllës, në të cilin është diskutuar për sukseset e këtij viti dhe synimet për vitin që po vjen.
Në takim ishte i pranishëm presidenti Naser Ramaj, i cili i përgëzoi të gjithë për vitin e suksesshëm, teksa shtoi se viti që po vjen duhet të jetë vit i punës së pareshtur për të përmbushur synimet me të gjitha klubet.