Drenas: Mbahet tubimi i dytë me qytetarë

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Arsim Haxhiu së bashku me përfaqësuesin e OJQ “Developing Together”, kanë bërë prezantimin e programint trevjeçar për banim social 2019-2021.
Programi trevjeçar i banimit social në komunën e Drenasit ka për qëllim identifikimin e rasteve dhe ndihmën për sigurimin e banimit për kategori të ndryshme të qytetarëve të kësaj komune për zgjidhjen e problemit të banimit. Po ashtu, qëllim tjetër është edhe krijimi i kushteve për banim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm në harmoni me normat dhe standardet evropiane të banimit.
Ky program është realizuar me ndihmën e projektit “Banim për të gjithë” si pjesë projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) implementuar nga OJQ Developing Together.
Komisioni Komunal i angazhuar në realizimin e programit falënderon DT’në në ndihmën e dhënë.
Edhe njëherë njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që janë të interesuat për të dhënë kontributin e tyre, se mund t’i drejtohen me shkrim Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale apo Komisionit Komunal i cili është i angazhuar për realizimin e këtij program, në afat prej 7 ditësh, duke shkruar sugjerimet dhe komentet e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë