Historike, Kosova me Ministri të Mbrojtjes

LIVE -KOSOVA PËR HERË TË PARË BËHET ME MINISTRI TË MBROJTJES
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku përmes votimit deputetet po votojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Gjithashtu Kosova për herë të parë krijojë Ministrinë e Mbrojtjes.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës, pozitë dhe opozitë për herë të parë janë bërë bashkë duke votuar kështu me 106 vota për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Fillimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi një minutë heshtje për luftëtarët e rënë gjatë luftës për liri, intelektualët, minatorët, bashkëadhetarët dhe atdhetarët e rënë për liri.
Pro votimit të ligjeve për ushtrinë janë deklaruar të gjitha partitë që janë të përfaqësurara në Kuvendin e Kosovës, me përjashtimtë Listës Serbe. Në sallë janë 107 deputetë.