Gazetari nga Drenica, Sabit Istogu i bashkohet Vetëvendosjes


Sabit Istogu, gazetar nga Drenica, sot i është bashkuar zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka dhënë vet kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Njoftimi i Kurtit:

Sot, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! na u bashkua z.Sabit Istogu, gazetar i luftës çlirimtare, reporter nga Drenica për TVSh dhe Deutsche Welle, publicist, punëtor i Rilindjes, Bujkut dhe RTK-së. Z.Istogu jeton në Skënderaj dhe me prejardhje është nga fshati Palluzhë i komunës së Skënderajt. Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë. Jemi të nderuar e të gëzuar që në mesin tonë e në radhët tona e kemi Bacën Sabit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë