Halilaj: Sot i mbusha një vit punë në krye të Kuvendit Komunal në Drenas

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Labinot Halilaj sot përmes një postimi ne rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se sot i ka bërë një vit prej që ka ardhur në krye të KK-së së Drenasit.
Njoftimi i plotë i tij:
Sot nje vit,
Eshte bere nje vit nga zgjedhja ime Kryesues i Kuvendit Komunal te Drenasit. Ndjehem i privelegjuar qe gjate gjithe kesaj periudhe te gjitha propozim-vendimet e propozuara nga qeverisja lokale e udhehequr nga kryetari z. Ramiz Lladrovci kane kaluar, te cilat propozim-vendime kane pasur si qellim te permiresimit te jeteses se qytetarit te Drenasit. Ky suksese nuk eshte i imi, por eshte i grupit kuvendar i PDK-se dhe i partive opozitare qe ne shume propozim-vendime kan qene ne harmoni me propozimet e ekzekutivit.
Duke e falenderuar Kryetarin e Komunes z.Lladrovci dhe stafin e tij, te gjithe asambleistet nga radhet e PDK-se si dhe subjekteve te tjera besojm fuqishem se nje sukses i tille do te perseritet edhe ne vitet ne vijim.
LH