Zjarri e lë pa shtëpi familjen Bashota nga Komorani (VIDEO)
Pos mjeteve të punës, gjithçka tjetër u bë shkrumb e hi.
Si pasojë e zjarrit, mëngjesin e të mërkurës, familja Bashota nga fshati Komoran i Drenasit mbeti pa shtëpi.
Kryefamiljari Bedri Bashota, që thotë se mezi e ndërtuan atë, dyshon se flakët që ia dogjën pronën u shkaktuan nga energjia elektrike.
Gjatë ditës aty erdhi edhe komisioni i veçantë për vlerësim të dëmeve nga KEDS-i, por që nuk pranuan të flasin për Klan Kosovën.
E Familja Bashota thonë se nuk kanë nga t’ia mbajnë në këto ditë të ftohta dimri.
Ky është numri kontaktues me familjen Bashota – 044/673/739