Ferat Shala e Jakup Krasniqi bashkë në kohë lufte, të ndarë në kohë paqeje

Ferat Shala e Jakup Krasniqi kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këtë e dëshmon vet Shala, nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin e tij në Facebook, shkruan AktivPress.

Në foto shihet ai me Krasniqin dhe me Bislim Zyrapin.

Shala shpjegon se fotoja është bërë gjatë një vizite në Zonën Operative të Shalës në dimrin e vitit 1999.

Aktualisht Shala e Krasniqi i kanë ndarë rrugët politike. I pari është në PDK, ndërsa i dyti në Nismën Socialdemokrate.

Një foto të rrallë nga koha e luftës së fundit në Kosovë, Shala e ka bërë publike edhe javën e kaluar.

Fotografia ishte bërë në Luzhnicë në vitin 1998 dhe në objektiv janë dëshmori i kombit, Agim Çela, Bislim Zyrapi dhe vet Shala.

“Agim Çela ishte njëri nga personalitet më emblematike të oficerëve të karrierës në kuadër të strukturave komanduese të UÇK-së. Ai ra heroikisht në Betejën e Rahovecit në verën e vitit 1998”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

Dy javë më parë, Shala e ka bërë publike një fotografi me ish- Komandantin e Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajn, kryeministrin e tanishëm të Kosovës.

Para kësaj, ai pati zgjedhur ta bëjë publike një fotografi bashkë me disa figura publike, në mesin e të cilëve është edhe Adem Grabovci.

Nga e djathta në këmbë: Sokol Dobruna, Ferat Shala, Haki Kryeziu, Idriz Hyseni e Nuri Bexheti. Ulur: Adem Grabovci, Ahmet Morina, Nusret Pllana e Agron Berisha. (Berishë, dimër 1999)

Këto foto, si dhe shumë të tjera, siç ka shkruar Shala, do të jenë pjesë e një publikimi që shumë shpejtë do të botohet.

Shala për gjatë kohë ka qenë në strukturat udhëheqëse të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), e për një kohë edhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aktualisht është në strukturat drejtuese të PDK-së dhe profesor universitar. /AktivPress/

 Ferat Shala në Malet e Berishës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë