Lladrovci: Bush, ia përcaktoi Serbisë “vijën e kuqe” në Kosovë, të cilën e mbrojti edhe Klinton

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar popullin amerikan dhe familjen Bush, me rastin e vdekjes së ish presidentit George H.W. Bush. Sipas Lladrovcit, ish presidenti Bush, ia përcaktoi Serbisë “vijën e kuqe” në Kosovë, të cilën e mbrojti me vendosmëri Bill Klinton, vijë e cila u rikonfirmua nga biri i tij, George W. Bush më 2007, për t’u realizuar më 2008 edhe shpallja e pavarësisë, transmeton DrenicaOnline.
“Sot, Kosova dhe kombi shqiptar, humbi një nga përkrahësit më të mëdhenj, George H.W. Bush, i cili në rrethanat e vështira për ne, në vitin 1992, përcaktoi kufirin e Kosovës dhe Serbisë. George H. W. Bush, ia përcaktoi Serbisë “vijën e kuqe” në Kosovë, të cilën e mbrojti me vendosmëri Bill Klinton, vijë e cila u rikonfirmua nga biri i tij, George W. Bush më 2007, për t’u realizuar më 2008 edhe shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në Facebook.
Në këtë ditë të dhimbjes për popullin amerikan dhe Familjen Bush, kryetari i Drenasit thotë se i bashkohemi me nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e George H.W. Bush./DrenicaOnline/