Isa Xhamajlaj nënshkruan në emër të Kosovës marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që u mbajt sot në qytetin e Pejës, u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve- lejeve të drejtimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Isa Xhemajlaj dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Përmes kësaj marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë në rrugë, si dhe për të lehtësuar qarkullimin rrugor në territoret e të dyja Palëve Kontraktuese.

Në bazë të marrëveshjes, palët kontraktuese njohin reciprokisht zëvendësimin, konvertimin e patentë shoferëve/ lejeve të drejtimit të vlefshme, të lëshuara nga Autoritetet Kompetente të palës tjetër kontraktuese, në pajtim me legjislacionin e tyre të brendshëm, në favor të mbajtësve të patentë shoferëve/ lejeve të drejtimit, të cilët kanë fituar të drejtën e vendqëndrimit të ligjshëm/ rezidencën normale në territorin e vendit të tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë