Kush janë dy tradhtarët e Kombit Shqiptar, sipas Jakup Krasniqit

Dokumentari i prodhuar nga Insajderi, InDoks me autor Visar Duriqin ka shfaqur këtë të dielë dokumentarin “Heronj dhe Tradhtarë”.
Historiani dhe politikani, Jakup Krasniqi thotë se përveç Esat Pashë Toptanit, kombit shqiptar ia ktheu shpinën edhe mbreti Ahmet Zogu.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme:
InDoks | Heronj dhe Tradhtarë◾ Kush janë heronjtë e kush tradhtarët më të mëdhenjtë shqiptarë?◾ Pse nuk ka një version tjetër të historisë së Skënderbeut, pos asaj që e na e ofroi regjimi komunist?◾ A ka histori tjera edhe për Esat Pashën, Azem Galicën, Shaban Polluzhën e Fadil Hoxhën?◾ A ka një rrëfim tjetër edhe për Adem Jasharin?➡️ Si përfunduan disa shtet-formues të kombit shqiptarë në tradhtarë pas vdekjes, ose atentateve?➡️ A do ta kenë këtë fat edhe liderët modernë të këtij kombi, si Sali Berisha, Edi Rama, Ibrahim Rugova e Ramush Haradinaj?➡️ Ku do të hidhet Hashim Thaçi kur nuk do të jetë më në mesin tonë?#InDoks, me autor Visar Duriqi transmeton një dokumentar për një histori tjetër të shqiptarëve të mbushur me tradhti. Aq e ngarkuar me dromca nga ky akt, sa edhe koncepti “besa e shqiptarit” zbehet para tyre.
Publiée par InDoks sur Lundi 26 novembre 2018
“Pse Hasan Prishtina nuk ishte me 28 nëntor në Vlorë? Kjo nuk e zbeh kontributin dhe lavdinë e tij për ta përcaktuar sepse ishte në burgjet e Serbisë. Natyrisht kjo kryengritje e ka shfrytëzuar një personalitet tjetër të kombit shqiptar i fillimit të shekullit 19. Por kthimi për kombin dhe në shërbim të tij në shekullin 20, është Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Bajram Curri, Vëllezërit Topalii, Mihail Grameno, edhe shumë personalitete të tjera, Isa Boletini të cilët janë në një formë apo tjetër heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë. Por, për fat të keq heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë kur erdh puna mu vendos nq pushtet u vendosën disa figura që krejt jetën e tyre kanë qenë në pozita të pashallarëve në Perandorinë Osmane dhe i dhanë një rrugë jo të mirë historisë së shtetit të pavrur të Shqipërisë. Natyrisht këta janë: Esat Pashë Toptani dhe klasa e tij dhe me vonë mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu.
Këta janë ata të cilët vërtetë kombi e lanë në kultura perandorake të paarsimuar dhe më një prapambeturi pa qenë kurr të zotet me sakrifiku për vendin e vet apo shtetin e vet”.
Shikojeni dokumentarin në videon e mëposhtme: