Rrëfehet Adelina, flet për shtatzënisë së saj

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia është njëra ndër këngëtarët më të komentuara.

Ajo u bë nënë për herë të parë para pak muajsh.

Adelina ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin, Jon.

Në një intervistë për TV21, këngëtarja ka treguar se ka pasur një shtatzani delikate, çka edhe ka bërë që këngëtarja mos të merret me ushtrime.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, Adelina u largua nga muzika, pra nuk solli projekte të reja. Adelina i është rikthyer skenës, duke marr pjesë në spektaklin “Grand Prix – The Best”.

Ajo çka ra në sy në këtë paraqitje ishin edhe linjat perfekte të trupit, me 25 kilogramë të humbura pas lindjes së djalit.

Adelina ka treguar se së shpejti do të lansojë edhe një këngë e cila pritet të jetë ritmike dhe nuk do i kushtohet djalit ashtu siç është menduar nga fansat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë