Lladrovci e Jashari udhëtojnë bashkë me dy yje futbolli. Ja si e përshkruhet udhëtimi i tyre

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari kanë udhëtuar së bashku drejtë Italisë. E bashkë me ta në aeroplan ishin edhe dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani, transmeton DrenicaOnline.
Lladrovci në një status në profilin e tij në Facebook ka treguar se rruga ishte tepër e këndshme, zgjati shkurt, deri në Lubjanë, pastaj u ndanë, me Bekimin kanë vijuar për Itali, Zhegrova fluturoi për Belgjikë, ndërsa Rrahmani për Kroaci.
Ky është statusi i plotë i Lladrovcit:
Në rrugën tonë drejt Italisë, të enjtën, së bashku me mikun tim Bekim Jasharin, kemi pasur bashkudhëtarë edhe shqiponjat tona, Edon Zhegrovën dhe Amir Rrahmanin, ishte fluturim i mrekullueshëm.
Ishte kënaqësi të udhëtonim së bashku me dy shqiponjat tona sepse jo vetëm në terren janë shqiponja, por edhe në bisedë me interesim për avancimin e shtetit dhe komunave tona tregonin se ishin të shkëlqyer. Lum familja që i ka.
Rruga ishte tepër e këndshme, zgjati shkurt, deri në Lubjanë, pastaj u ndamë, me Bekimin kemi vijuar për Itali,
Zhegrova fluturoi për Belgjikë, ndërsa Rrahmani për Kroaci.
Djemtë e tillë, janë heronj të vërtetë dhe shembull për rininë tonë!
Posted by Ramiz Lladrovci on Saturday, November 24, 2018