Vëllai i Hetem Ramadanit u arrestua për falsifikim, ka edhe një aktakuzë për kërcënim me vrasje

Shefi i Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës, Agron Ramadani, u arrestua sot nga Policia. Dyshohet se Agroni, vëllai i mjekut alternativ Hetem Ramadani, ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme dhe atë të fakultetit. Pas raportimeve të Gazetës Express këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i këtij rasti.

“Dyshohet se ka falsifikuar dhe ka legalizuar përmbajtje të pavërtetë të diplomës së shkollës së mesme dhe të fakultetit ekonomik të UP-së”, tha prokurori Rexhep Maqedonci.

Arrestimi ka ndodhur brenda objektit të BQK-së, para rreth një ore.

Ndërsa, Agron Ramadani është i ngarkuar edhe me një aktakuzë për kërcënim me vrasje. Aty thuhet se Ramadani veprën e kishte kryer në kohën kur në BQK mbante postin e drejtorit të Drejtoratit për Mbikëqyrje të Kompanive të Sigurimeve dhe Pensioneve. Megjithatë, asnjëherë nuk ishte suspenduar nga puna.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë