Digjet një veturë në fshatin Polluzhë të Drenasit (FOTO)

Sot rreth orës 13:00 është djegur një veturë në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Policia ka bërë të ditur se të dy personat që ndodheshin në veturë kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, njofton Klan Kosova.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Polluzhë të Drenasit është duke u djegur një veturë. Në veturën e tipit Citroen, ndodheshin dy persona të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale, vetura është djegur tërësisht. Me rastin po merren njësitet përkatëse të Policisë”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë