Ramiz Lladrovci: Azer, festoni me neve, edhe luajmë më mirë, edhe policinë e kemi më të mirë se ju

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga Malta kishte ftuar ekipin e azerëve, vetëm t’i bashkohen festës së Kosovës sepse s’ka gjasa të fitoj, edhe kjo i doli e vërtetë.
Sonte, ai ka një porosi tjetër “festoni me neve azer, se ne, edhe luajmë më mirë se ju, edhe kemi vullnet më të madh se ju, edhe jemi fer, besa edhe Policinë e kemi më të mirë se ju!”
Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në fb:
Urime, urime, urime!!!
Sonte, ishte natë e madhe e sportit tonë, e lojës ekipore në futboll dhe ndjenjës së fitimtarit!
Edhe pse dita filloi me lajmin e hidhur, pengesat e vendeve krah armikut tonë kundër anëtarësimit tonë në Interpol, disponimi sado pak, u përmirësua.
Nga Malta, ju thash miq të mi se azerëve do t’ju ofrojmë vetëm kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit!
Festoni me neve azer, se ne, edhe luajmë më mirë se ju, edhe kemi vullnet më të madh se ju, edhe jemi fer, besa edhe Policinë e kemi më të mirë se ju!
Urime futbollistë, sportdashës, trajner e shqiptarë, kudo që jeni!