Atmosferë e mirë në stërvitje të Kosovës, gjithçka gati për nesër

Në prag të ndeshjes kundër Azerbajxhanit, e cila zhvillohet nesër prej orës 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Kombëtarja A mbajti seancën e fundit stërvitore, ku përzgjedhësi Bernard Challand bashkë me shtabin teknik të tij u fokusuan në skemat e mundshme të lojës dhe gjetjen adekuate të 11-shës startuese.

Gjatë stërvitjeve u provuan veç mbrojtjes së ngjeshur edhe kundërsulmet dhe loja nën trysni. Po ashtu u provuan edhe gjuajtjet e lira, ato nga këndi dhe nga pika e bardhë.

Atmosfera në Kombëtare është jashtëzakonisht e mirë dhe me motiv të madh për fitore, ndërkaq gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë sipas fjalëve të mjekut të ekipit dr. Murat Berisha.

Stërvitjet i ndoqi edhe presidenti i FFK-së z. Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Buri dhe anëtari i KE Mirsad Çollaku.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë