Drenasi lehtëson dhënien e dokumenteve
Komuna e Drenasit është e interesuar që shumë shpejt qytetarëve të saj t’ua ofrojë edhe e-kioskat, ku do të kenë mundësi të pajisen me dokumente në çdo kohë, raporton DrenicaOnline.
E-kisoka është vetëshërbim digjital ku të gjithë qytetarët e këtij rrethi do të mund të pajisen me certifikata të lindjes, ekstraktet e lindjes nga regjistri qendror, certifikata të martesës si dhe të shtetësisë.
Vlera e kontratës është 20 mijë euro dhe projekti është dy vjeçar./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutëm bëjeni LIKE faqen tonë ne facebook:
https://www.facebook.com/drenicaonline/