Lirohet nga burgu Sabit Geci

Është liruar nga burgu edhe një ish-ushtar i UÇK-së i cili akuzohej për krime lufte.

Bëhet fjalë për Sabit Gecit nga Llausha e Skenderajt. Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar familjarët, duke theksuar se Geci u mbajt padrejtësisht për rreth gjashtë vite në burg.

“Sot, pas 6 viteve u lirua nga burgu vëllau ynë Sabit GECI i cili padrejtësisht u mbajt në vuajtje te dënimit.Drejtësia edhe pse vonë, prapë triumfoi. Mirë se erdhe në mesin tonë Vëlla”, thuhet në postimin e familjarëve të Sabit Gecit, Arbërit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë