Lladrovci çdo herë në tribuna për ta ndjekur lojën e Feronikelit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është fans i flaktë i Ferronikelit, skuadrës së futbollit nga Drenasi, raporton DrenicaOnline.
Janë të pakta ndeshjet që “Nikli” i ka zhvilluar e që Lladrovci nuk është parë në tribuna të stadiumeve.
Lladrovci i gëzohet shpesh paraqitjeve dhe rezultateve pozitive të skuadrës së tij të zemrës, madje për të njëjtat bënë edhe urime në llogarinë e tij në Facebook./DrenicaOnline/