Lladrovci bënë homazhe në Kleçkë: Jeta dhe vepra e Abedin Bujupit udhërrëfyes për ne


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe në Kleçkë me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi, transmeton DrenicaOnline.

Ai ka thënë se jeta dhe vepra e tij, janë udhërrëfyes për ne, në komunën dhe shtetin tonë që po e ndërtojmë çdo ditë.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Në Kleçkë, në Kompleksin Memorial të dëshmorëve, bëra homazhe dhe vendosa lule me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi. Jeta dhe vepra e tij, janë udhërrëfyes për ne, në komunën dhe shtetin tonë që po e ndërtojmë çdo ditë.

Dita e sotme ishte me dhimbje të madhe, sepse në Tërdec, u varros Sabit Halilaj, veteran dhe vëlla i dëshmorit Ragip Halilaj. Sabitin do ta kujtojmë përjetë për angazhimin e tij për çlirimin dhe ndërtimin e vendit.

Lavdi jetës dhe veprës së Abedin Bujupit!
Lavdi jetës dhe veprës së Sabit Halilajt!/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë