Të famshmet tona po rrezikojnë shëndetin për të formësuar trupin.
Kohët e fundit ndërhyrjet kirurgjike kanë hyrë kaq shumë në trend saqë është bërë edhe normale që edhe njerëzit e zakonshëm të rregullojnë pjesët e trupit që mendojnë se nuk i kanë perfekt.
Ndërhyrjet më të shpeshta dihet se po bëhen në buzë, sidomos me mbushje të buzëve (filler) ose fryrje me botoks, shkruan Gazeta Express.
E përpos ndërhyrjeve si në buzë, hundë, mollëza e madje gjoks e të pasme, tani femrat, sidomos të famshmet e estradës sonë, kanë filluar edhe me një trend të ri të ndërhyrjeve.
A keni dëgjuar për heqjen e brinjëve për të theksuar belin?
Kjo është një ndërhyrje për të cilën kirurgët e certifikuar thonë se është shumë e rrezikshme dhe ekstreme për t’u bërë për qëllime kozmetike, pasi që funksioni esencial i brinjëve është të mbrojë organet vitale.
Ndër artistet tona të estradës që ka bërë një ndërhyrje të tillë, sipas burimeve të Gazetës Express, është edhe Dafina Zeqiri.
Dafina njihet për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë e në gjoks, por këngëtarja ka vendosur t’i theksojë linjat me hollimin e belit.

Megjithatë, sipas burimeve, Dafina duket se po përballet me probleme shëndetësore pas kësaj ndërhyrjeje.
Redaksia e Gazetës Express ka provuar të kontaktojë me menaxhmentin e Dafinës për këtë gjë, por nuk kemi arritur të marrim ende ndonjë koment nga ta.
Një tjetër femër e estradës për të cilën është folur se ka bërë këtë ndërhyrje, është edhe Suzana Mushkolaj, e cila njihet për trupin e saj si e një vajze të re./Gazeta Express