Profesori lëshon gabimisht porno para studentëve në klasë

Mos harroni të mbyllni çfarëdo që keni qenë duke shikuar në laptop, pasi e njëjta gjë mund t’ju ndodhë edhe juve.
Një profesor në Kinë pati një befasi të pakëndshme kur një video porno filloi të luante në ekranin e projektorit gjatë një mësimi në klasë.
Profesori dëshironte ta shfaqte një video para studentëve dhe e lidhi laptopin e tij me ekranin gjigant të projektorit dhe zmadhuesit, para se të dilte nga klasa, transmeton Gazeta Express.
Dhe më pas lëshoi videon e gabuar. Pastaj ai vrapoi shpejt në klasë sapo dëgjoi studentët duke qeshur. Profesori pati një situatë të sikletshme, teksa tentoi të mbyllte videon në laptopin e tij.