Po presin të bëhen prindër reperi i njohur, Mozik dhe bashkëshortja e tij Loredana Zefi.
Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi janë një ndër çiftet më të pëlqyer dhe komentuar nga publiku, shkruan rtv21.
Ndonëse ende nuk e kanë konfirmuar, Mozziku dhe Loredana janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërsa lajmin për rtv21. në muajin korrik e kanë zbuluar njerëz të afërm të çiftit.
Në rrjetin social Instagram, ku numëron ndjekës të shumtë, Loredana ka publikuar një fotografi ku vërehet se ka shtuar në peshë.
Në foto shfaqet edhe i dashuri i saj Mozzik me të cilin janë të pandashëm.
Ndryshe, pas projektit shumë të suksesshëm “Bonnie and Clyde” në bashkëpunim me të dashurin e saj reperin Mozzik, Loredana Zefi ka paralajmëruar përmes Instagramit edhe një projekt të ri muzikor.