Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu-Tuna vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo tashmë është nënë e një djali i cili është një fëmijë shumë simpatik, shkruan ORAinfo.
Tuna është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.
Sot ajo përmes disa postimeve ka treguar se e ka dërguar Tianin në një kopsht zoologjik.
Vëmendjen e merr veshja e Tianit me kostumin e një kafshe dhe e Tunës e cila po duket shumë atraktive.